Aktualitet

Artan Hoxha tregon rastin e kamerave nga Izraeli: Drogën e kontrollonin nga ‘Blloku’

Artan Hoxha tregoi rastin kur kamerat që vinin nga Izraeli dhe që ruanin parcelat e drogës në pyll ndërsa personi që kontrollonte kamerat ishte në zonën e Bllokut.

29 Janar 2023, 21:06 Nga k.m.
Artan Hoxha tregon rastin e kamerave nga Izraeli: Drogën e kontrollonin nga
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se metoda e kamerave të vendosura nga grupet kriminale është e vjetër. Madje tani është sofistikuar. Gjatë fjalës së tij, në kuadër të emisionit “Review”, Artan Hoxha tregoi rastin kur kamerat që vinin nga Izraeli dhe që ruanin parcelat e drogës në pyll ndërsa personi që kontrollonte kamerat ishte në zonën e Bllokut.

Ai tha se pasi kishte shkuar në pyll, personi që e kishte parë e kishte thirrur në kafe dhe i kishte treguar se e kishte filmuar.

"E kam denoncuar këtë fenomen, nuk është ndonjë gjë e re. Kam publikuar kamera që vinin nga Izraeli që monitoronin fusha me kanabis. Ai nuk kishte më roje me kallashnikov, por kishte marrë një ish-ekspert nga Izreali dhe i kishte vendosur. Kishte vendosur dhe një bllokues valësh. Unë kujtoja se ishin kamerat e Bankës Botërore për arinjtë dhe kaprollët. Kur edhe në Tiranë më thirrën për një kafe në bllok dhe më treguan se kishte shkuar atje. Ishte në Tiranë ai, nuk ishte atje. Fenomeni i kamerave duhet të kishte një qasje tjetër nga Policia,"-tha në fjalën e tij, Artan Hoxha.  

artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:45 k.m.

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Foto ilustruese VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja...

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:26 k.m.

Digjet makina tek Unaza e Re

Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është djegur pjesërisht në zonën e Unazës së Re. Mjeti ishte në p...