Aktualitet

2-3 udhëtime për të takuar klientët! Arrestohet 29-vjeçarja shqiptare në Itali, kishte lënë "gjurmë"

Të premten në mbrëmje (27 janar) e panë të mbërrinte me makinën e saj të vogël dhe kuptuan se mund të ishte koha e duhur. Brenda makinës kishte rreth 40 gram kokainë.

29 Janar 2023, 22:10 Nga k.m.
2-3 udhëtime për të takuar klientët! Arrestohet
Foto ilustruese

PESARO- Një 29-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi u kap duke udhëtuar me drogë. Kjo pasi ra në sy të Policisë pasi bënte 2-3 udhëtime në javë nga Romagna për të takuar klientët. 

Sipas mediave italiane, agjentët e skuadrës së lëvizshme të komisariatit të Pesaros kishin kohë që po ndiqnin gjurmët e tij, derisa prisnin momentin e duhur për të ndërhyrë. Të premten në mbrëmje (27 janar) e panë të mbërrinte me makinën e saj të vogël dhe kuptuan se mund të ishte koha e duhur. Brenda makinës kishte rreth 40 gram kokainë.

Hetuesit sekuestruan 2 celularë për të zbuluar numrin e klientëve që shqiptari kishte në Pesaro. Ajo shkonte në qytet të paktën dy herë në javë, ndonjëherë edhe tre herë për të takuar dhjetëra konsumatorë. Një dozë në treg kushton nga 70 deri në 100 euro, në varësi të llojit dhe të prerjes.

pesaro

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:45 k.m.

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Foto ilustruese VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja...

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:26 k.m.

Digjet makina tek Unaza e Re

Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është djegur pjesërisht në zonën e Unazës së Re. Mjeti ishte në p...