Aktualitet

Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër, largohet uji nga banesat

Mësohet se uji nga banesat është larguar plotësisht, ndërkohë që të përmbytura mbeten 1020 Ha tokë bujqësore.

30 Janar 2023, 08:32 Nga I.A
Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër,
Shkoder

SHKODËR- Situata nga përmbytjet në Shkodër po përmirësohet dita ditës. Mësohet se uji nga banesat është larguar plotësisht, ndërkohë që të përmbytura mbeten 1020 Ha tokë bujqësore. Po ashtu po lirohet nga uji edhe rruga e Obotit.  

Njoftimi i plotë:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 30.01.2023 paraqitet si me poshte : Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 ka renie me 40 cm me diten e djeshme (kuota max 7.50 m) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m ka renie me 25 cm me dieten e djeshme (kuota max 8.70 m). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha. Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka renie me 55 cm , me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Nuk ka prezence uji ne oborre. Ne rrugen e Obotit po operojne 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:45 k.m.

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Foto ilustruese VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja...

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:26 k.m.

Digjet makina tek Unaza e Re

Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është djegur pjesërisht në zonën e Unazës së Re. Mjeti ishte në p...