Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 4 qytetarë të infektuar, 3 pacientë të shtuar në spital

Janë kryer 201 testime, nga të cilët janë shënuar 2 raste të reja në Tiranë, nga 1 qytetar në Lezhë, Sarandë.

29 Janar 2023, 18:08 Nga k.m.
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 4 qytetarë të infektuar, 3
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Janë kryer 201 testime, nga të cilët janë shënuar 2 raste të reja në Tiranë, nga 1 qytetar në Lezhë, Sarandë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 201 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 4 qytetarë në Bashkitë: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë. Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 201

Testime totale 2,030,217
Raste pozitive 333,223
Raste të shëruara 329,504
Raste Aktive 123
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 99
Vlorë 11
Fier 9
Durrës. 2
Berat. 1
Shkodër 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll