Aktualitet

Kamerat "spiune" në Lushnje, një prej autorëve dyshohet Saimir Taullau! Avokati: Klienti im s'ka asnjë lidhje! Jemi të hapur për çdo hetim

Detar Hysi pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.

29 Janar 2023, 17:44 Nga k.m.
Kamerat "spiune" në Lushnje, një prej autorëve dyshohet
Saimir Taullau dhe Detar Hysi


LUSHNJE
- Një prej 3 personave që sipas Policisë së Shtetit është autor i vendosjes së disa kamerave në qytetin e Lushnjës, mendohet se është Saimir Taullau. Në kuadër të operacionit "Fijet", Policia e Shtetit ka nisur hetim në gjendje të lirë për Taullaun, por një reagim ka ardhur nga avokati i tij mbrojtës.

Sipas ReportTv, Detar Hysi pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.

Sot, operacioni 'Fijet' për zbulimin dhe heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në qytete nga grupet kriminale ka çmontuar 20 kamera në Fier dhe Lushnje.  Për vendosjen e këtyre kamerave, janë vënë nën hetim 5 persona, tre prej tyre në Lushnje dhe 2 në Fier.

Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës, ku u çmontuan kamera spiune në lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Më pas, aksioni u shtri në disa qytete të tjera të vendit, nga jugu në veri, por deri më tani autorët mbeten mister.

Gjithashtu, nuk dihet se ku janë serverat e këtyre kamerave të vendosura e se çfarë kanë filmuar këto pajisje sigurie./Dosja.al

saimir taullau detar hysi operacioni fijet

Sondazh

Poll