Politike

Braçe përplaset sërish me ministren Krifca: Propaganda nuk vlen, jo 5.1, por 1.5 miliardë lekë u dhanë për blegtorët

Erion Braçe ka bërë me dije se vlera që ka thënë ministrja Frida Krifca nuk ka treguar të vërtetën lidhur me shumën e dhënë për mbështetje ndaj blektorëve. 

29 Janar 2023, 20:49 Nga k.m.
Braçe përplaset sërish me ministren Krifca: Propaganda nuk
Frida Krifca dhe Erion Braçe

TIRANË- Vazhdon përplasja mes deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social, Braçe ka bërë me dije se vlera që ka thënë ministrja Frida Krifca nuk ka treguar të vërtetën lidhur me shumën e dhënë për mbështetje ndaj blektorëve. 

"Nuk vlen propaganda. Të kesh takuar blegtorët e të thuash ju kemi dhënë 5.1 miliardë lekë mbështetje, kur në fakt për blegtorinë ishte veç 1.492 miliardë lekë! Çështja e blegtorisë është shumë e thjeshtë dhe konkrete, nuk ka nevojë për llafe,"-shkruan Braçe ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Jo, pra jo! Nuk vlen propaganda. Te kesh takuar blegtoret e te thuash ju kemi dhene 5.1 miliarde leke mbeshtetje, kur ne fakt per blegtorine ishte vec 1.492 miliarde leke! Ceshtja e blegtorise eshte shume e thjeshte dhe konkrete, nuk ka nevoje per llafe; Do mbeshtetemi per bulmetin tek qumeshti i fresket apo tek zevendesuesit-qumesht pluhur, hirre e qumesht pluhur hirre, niseshte, vaj palme!! Pikerisht, per te mbeshtetur e rritur prodhimin e qumeshtit te fresket nga lopet, delet, dhite, u bene vite qe kam propozuar e insistoj, te mbitaksohen zevendesuesit e mesiperm! I kane votuar kunder! Ne kete pike jemi prape! Tani duhet te zgjedhim dhe eshte urgjente: ose qumesht i fresket-proteine e yndyre prej tij, djathe, gjalpe, kos etj prej tyre, ose proteine e yndyre nga zevendesuesit e fabrikuar e produkte prej tyre! Taksat vlejne per te mbrojtur produkte te mira, te shendetshme!

Ndërkohë që deri më tani, ende nuk ka asnjë kundërreagim nga ana e ministres Krifca. 

erion braçe frida krifca

Sondazh

Poll