Politike

Pas Berishës e Metës, PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së, kryekomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike.

28 Janar 2023, 15:18 Nga F.M
Pas Berishës e Metës, PS dorëzon në KQZ kandidaturat
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Partia Socialiste kanë dorëzuar në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ditën e nesërme ose të hënën, pritet që edhe grupi i Enklejd Alibeajt të dorëzojë kandidaturat e tyre, pasi afati i vendosur nga kryekomisoneri Ilirjan Celibashi është 29 janari.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së, kryekomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike.

Gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit. Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha.

Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.

 

ilirjan celibash komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll