29 Janar 2023, 20:00
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në programin e reformave ekonomike për vitet 2023-2025, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vlerësim çfarë shkoi keq me financat e vendit dhe cilat do të jenë drejtimet për tu fokusuar në të ardhmen.
Kështu, Ministria e Financave pranon se ka probleme me menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve. Në draftin e hedhur për konsultim publik pranohet se bashkimi i Ministrive të Ekonomisë dhe Financave në një vend ka sjellë probleme të koordinimit me menaxhimin e PPP-ve, ndërsa një tjetër aspekt për të vënë më shumë theksin është mungesa e kritereve të qarta në lidhje me përzgjedhjen dhe përfshirjen e projekteve të propozuara.
Ministria kërkon që për investimet publike dhe me vlerë mbi 10 miliardë lekë, të ndryshojnë rregullat. Tashmë në studimin e fizibilitetit të projekteve të mëdha duhet të përfshihet dhe analiza kosto-përfitim, ndërsa do të miratohet dhe një listë unike me projektet me rëndësi kombëtare. Ndër të tjera janë një sërë reformash që Ministria e Financave vendos si prioritet për ekonominë shqiptare. E para është punësimi i të rinjve, që nuk janë as në arsim. Kështu ka filluar krijimi i një Garancie Rinore që do mbështesë grupmoshat nga 15 – 29 vjeç për tu integruar në treg pune.
Kjo do konsistojë edhe në fuqizimin e institucioneve si AFP(Agjencia e Formimit Profesional) dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit. Një prioritet tjetër është rritja e mburojës ekonomike për popullsinë në rrezik varfërie, duke rritur fondet e alokuara për pensionistët dhe grupet e tjera në nevojë.
Më pas Ministria e Financave në strategjinë e saj zotohet të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe klimës së investimeve duke rritur mbështetjen e qeverisë dhe duke trajtuar informalitetin.
Më tej një tjetër pikë kyçe është zhvillimi i infrastrukturës broadband (rrjetit të gjerë) për ekonominë digjitale, e cila synon të dërgojë në çdo pikë të Shqipërisë internet të shpejtë dhe të aksesueshëm në çdo kohë.
Projekti për zhvillimin e broadband do të nis në Veri dhe në Jug duke përfshirë këtu zonat rurale dhe të largëta si dhe në zonat turistike. Në dokumentin strategjik përmendet edhe mbështetja për start-upet, liberalizimi ne tregut të energjisë dhe integrimin e mëtejshëm ekonomik, në hapësirën e Open Balkan dhe më gjerë në tregun e BE-së./TopChannel
ministria e financave
Politike
29 Janar 2023, 18:14
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet në një ishull dhe mung...
Politike
29 Janar 2023, 15:06
a.l
Luçiano Boçi
ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale t&...
Politike
28 Janar 2023, 22:38
F.M
Agron Neza
TIRANË- Të tjera pamje tregojnë se takimet e kryeministrit Edi Rama me Agron Nezën, të identifikuarin si ‘Personi...
Politike
28 Janar 2023, 17:57
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Flamur Noka lexoi një tjetër dokument që sipas tij i përket dosjes së ish-agjentit Charles McGonigal. I f...
Politike
28 Janar 2023, 15:30
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar sërish ndëshkimin e kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së tij n&eu...
Politike
28 Janar 2023, 15:18
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Partia Socialiste kanë dorëzuar në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet ...
Politike
28 Janar 2023, 14:29
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Partia e Lirisë ka dorëzuar këtë të të shtunë në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve kandid...
Politike
28 Janar 2023, 13:45
A.B
Gentjan Ndoj
VAU I DEJËS- Zyrtarizmi i kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës nga deputeti Enkelejd Alibeajt, ka sjell&...
Politike
28 Janar 2023, 12:50
A.B
Edi Rama, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë një kërkesë në Kuvend k...
Politike
28 Janar 2023, 12:36
A.B
Petrit Vasili
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka folur ...