Politike

Zgjedhjet vendore 2023/ Gjykata ende pa vendim, Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Ka qenë Gazment Bardhi, ai që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekeetarave të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.

29 Janar 2023, 20:06 Nga k.m.
Zgjedhjet vendore 2023/ Gjykata ende pa vendim, Alibeaj dorëzon listën
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Grupi i mbështetësve të Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve të KZAZ. Ka qenë Gazment Bardhi, ai që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekeetarave të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Zgjedhjet vendore 2023/ Gjykata ende pa vendim, Alibeaj dorëzon listën
Dokumenti i dorëzuar

Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Bëhet me dije anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1. Por duket se nga selia blu, asnjë prej palëve nuk ka vendosur që të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të vendosur se kujt i përket vula dhe logoja e Partisë Demokratike. Nga PD-ja zyrtare, listën e ka dorëzuar disa ditë më parë Flamur Noka, por sot një tjetër listë është firmosur edhe nga Bardhi. 

Për debatin e brendshëm në PD se kujt i përket vula dhe logoja e partisë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha disa javë më parë se KQZ ruan kontakte me të dy grupet por do ishte gjykata ajo që do të përcaktojë legjitimitetin dhe përkatësinë. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll