Politike

Protestat pas vdekjes tragjike të 20-vjeçarit në Elbasan, deputeti i PD: I mbështes maksimalisht! Kërkohet zgjidhje urgjente për këtë segment

Ai shtoi se mungesa e ndërhyrjes është kriminale dhe shtoi se mungesa e një mbikalimi po i merr jetën qytetarëve.

29 Janar 2023, 15:06 Nga a.l
Protestat pas vdekjes tragjike të 20-vjeçarit në Elbasan,
Luçiano Boçi

ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit në Elbasan, Luçjano Boçi, ka mbështetur protestën e banorëve lidhur me vdekjen tragjike nga aksidenti të një 20-vjeçari. Përmes një reagimi në Facebook, Boçi shprehet se duhet të ndërhyet urgjentisht në sinjalistikën rrugore. Ai shtoi se mungesa e ndërhyrjes është kriminale dhe shtoi se mungesa e një mbikalimi po i merr jetën qytetarëve.

Reagimi i Boçit:

????Jepini vlerë jetës, ndërhyni urgjentisht!

⭕️Mbështes maksimalisht reagimin dhe protestën e banorëve të zonës pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të Fiorit! Sinjalistika rrugore dhe mungesa e një mbikalimi po merr jetë të pafajshme qytetarësh!

⭕️Të mos ndërhysh dhe të lejosh të përsëriten ngjarje me pasoja fatale për qytetarët është kriminale!

Kërkoj si prind dhe qytetar i Elbasanit një zgjidhje urgjente për këtë segment rrugor!

Si ndodhi aksidenti? 

Aksidenti ndodhi më 23 Janar në unazën e qytetit të Elbasanit. Autori Aristir Dimo ka përplasur me makinë tip 'Benz' 20- vjeçarin Fiori Sula i cili po lëvizte më këmbë dhe ndërroi jetë në vend. Pas aksidentit shoferi i mjetiti 65- vjeç është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa arrestimi i tij është bërë më datë 27 janar. Aristir Dimo do të përballet me akuzën për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Në vijim të veprimeve, automjeti tip "Benz" u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

luciano boci

Sondazh

Poll