Politike

ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për Shqipërinë

Bëhet fjalë për ditën kur Shqipëria nisi mandatin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Arsyet e prezencës së Nezës në këtë ceremoni, nuk dihen.

28 Janar 2023, 22:38 Nga F.M
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i
Agron Neza

TIRANË- Të tjera pamje tregojnë se takimet e kryeministrit Edi Rama me Agron Nezën, të identifikuarin si ‘Personi A’ në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Në një video të publikuar nga Dosja.al, më 15 shkurt të vitit të kaluar, kur Rama udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara, shihet edhe Neza. Siç duket, ‘Personi A’ ka qenë i ftuari i qeverisë shqiptare në këtë moment kaq të veçantë. Bëhet fjalë për ditën kur Shqipëria nisi mandatin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Arsyet e prezencës së Nezës në këtë ceremoni, nuk dihen.

Pamjet publikohen vetëm pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

agron neza edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll