Politike

Partia e Lirisë dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve

Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të kenë nga një anëtar si partitë e dyta më të mëdha nga maxhoranca dhe opozita.

28 Janar 2023, 14:29 Nga A.B
Partia e Lirisë dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar
Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë ka dorëzuar këtë të të shtunë në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Te premten Partia Demokratike, dorëzoi në KQZ listën e anëtarëve për në KZAZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ndarjen e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet lokale të 14 majit, vendosi më datë 9 janar 2023, që PS të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës.

Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të kenë nga një anëtar si partitë e dyta më të mëdha nga maxhoranca dhe opozita. Anëtari i shtatë do të zgjidhet me short, në gjysmën e KZAZ-VE do të jetë nga PS dhe në gjysmën tjetër nga Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

ilir meta

Sondazh

Poll