Sport

Mësohet arsyeja pse Georgina e Cristiano e kanë shitur avionin e tyre privat…

Çifti më i njohur në botë, tashmë e kanë gjetur një blerës për avionin e tyre privat

29 Janar 2023, 19:15 Nga DOSJA

Mësohet arsyeja pse Georgina e Cristiano e kanë shitur avionin e tyre

SPANJE - Avioni privat i Cristiano Ronaldos kishte disa muaj që ishte në shitje dhe më në fund futbollisti portugez ka arritur ta shesë. Ishte korriku i kaluar, kur Ronaldo nxorri në shitje këtë avion luksoz, i cili në momentin e blerjes i kushtoi 20 milionë euro.

Për momentin nuk dihet si blerësi i avionit privat, ashtu edhe shuma ekonomike që ai ka paguar për këtë avion ekskluziv. Avioni i sulmuesit portugez është një Gulstream G-200 i personalizuar, nga i cili ka vetëm 250 njësi në të gjithë planetin.

Mësohet arsyeja pse Georgina e Cristiano e kanë shitur avionin e tyre

Avioni, që ishte në pronësi të Ronaldos, ka një kapacitet për dhjetë persona, ka një kabinë të lartë dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 560 milje në orë. Ka detaje të shkëlqyera, pasi është shumë i gjerë: frigorifer, mikrovalë, furrë elektrike, Wi-Fi, telefon dhe një sistem i plotë multimedial. 

Aeroplanin e lartpërmendur kemi mundur ta njohim nga afër, falë fotove të pafundme që Georgina ka shpërndarë dhe për shkak se është shfaqur në reality show-n  influencueses në Netflix. Tetë vite çifti ka shijuar këtë avion privat.

Mësohet arsyeja pse Georgina e Cristiano e kanë shitur avionin e tyre

Përveç kostove të mirëmbajtjes së avionit, Cristiano Ronaldo kishte një ekuipazh të punësuar me tre kapiten dhe dy stjuardesa. Kështu kur Ronaldo apo Georgina nuk kishin nevojë për të, ata e kishin në dispozicion këtë avion privat me qira për futbollistë dhe biznesmenë. Çmimi për orë të paguara nga personat që e kanë marrë me qira ka qenë ndërmjet 6.000 dhe 10.000 euro. Një udhëtim nga Mallorca në Tenerife do të kushtonte 20.000 euro .

Arsyeja pse familja Ronaldo ka kërkuar të heqë qafe avionin, sipas njerëzve të afërt me futbollistin, është sepse Cristiano ka nevojë për një më të madh. Edhe pse për momentin nuk e ka gjetur modelin që kërkon.

Mësohet arsyeja pse Georgina e Cristiano e kanë shitur avionin e tyre

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll