Sport

Thyhet dritarja e avionit në ajër klubit italian, shpëtojnë për mrekulli lojtarët e Palermos

Fluturimi i dytë (ai për në Pescara), u nis vetëm në orën 3 të mëngjesit. Kështu që, Palermo mbërriti në qytet në dritën e parë të agimit. Kjo është arsyeja pse Palermo kishte nisur tashmë negociatat me Lega di Serie B dhe Ascoli, për shtyrjen e ndeshjes.

29 Janar 2023, 13:34 Nga B.T
Thyhet dritarja e avionit në ajër klubit italian, shpëtojnë
Avioni

ITALI- Ndeshja u shty me një ditë për Palermon për shkak të një problemi në fluturimin, që duhej të transportonte formacionin e Corini në Romë. Avioni u detyrua të kthehej në aeroportin e kryeqytetit sicilian menjëherë pas ngritjes. Frikë dhe tension në bord, por fatmirësisht pa pasoja.

Ajo që ndodhi e shndërroi fluturimin në një makth të vërtetë. Në fakt, pak minuta pas ngritjes, një dritare e avionit u thye. Kjo situatë emergjente e detyroi ekuipazhin të kthehej në aeroportin Falcone e Borsellino në mes të natës.

Fluturimi i dytë (ai për në Pescara), u nis vetëm në orën 3 të mëngjesit. Kështu që, Palermo mbërriti në qytet në dritën e parë të agimit. Kjo është arsyeja pse Palermo kishte nisur tashmë negociatat me Lega di Serie B dhe Ascoli, për shtyrjen e ndeshjes. Ndaj edhe njoftimi zyrtar për shtyp ka mbërritur gjatë natës. Ndeshja është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të dielën në orën 14.00.

B.T (Dosja.al)

lega di serie b palermo

Sondazh

Poll