Serie A/ Milani për turp, keq e më keq! Kriza e kuqezinjve nuk fshihet, Sassuolo i jep një “shuplakë” brenda në “San Siro”
ITALI - Momenti i zi për kuqezinjtë vazhdon, Milani në pikatë. Në javën e 20-të të Serie A, skuadra e Piolit u turpë...
Goli i japonezit Mitoma vulosi ‘befasinë’ (2-1) Brightonit, duke i siguruar një kualifikim në 16-shen e FA Cup. ‘Pulëbardhat’ eliminuan mbajtësit të trofeut, Liverpool
ANGLI - Mjaftoi pak magji japoneze për të shënuar fitoren epike të Brighton ndaj Liverpoolit dhe për ta lënë tani skuadrën e Kloppit të ëndërronte vetëm për Champions League, pasi tani janë jashtë Kupës, Kupës së Ligës dhe shumë larg majës së Premierligës. Goli i Mitomas në kohën shtesë, i dërgoi ‘Pulëbardhat’ në 16-shen e FA dhe eliminoi mbajtësin e trofeut...
Që në fillim u duk se të dyja skuadrat ishin të gatshme të hidhnin gazin dhe të kërkonin golin. Në minutën e 4-të, Dunk shpëtoi goditjen e Salah nga vija anësore dhe 11 minuta më vonë, Arnold bëri të njëjtën gjë në krosimin e Fergusonit nga zemra e zonës.
Brighton ushtroi presion kryesisht lart. Kur ajo vidhte topin apo gjente kombinime, arrinte të kërcënonte, por në të njëjtën kohë linte hapësira në shpinë, të cilat Reds mund t'i shfrytëzonin.
Në minutën e 25-të, egjiptiani Sakah kërcënoi sërish, por pa e gjetur objektivin. Në minutën e 30-të, megjithatë, ai kaloi një krosim të shkëlqyer për Elliott , i cili shënoi 1-0 për Liverpool. ‘Pulëbardhat’ e kërkuan përgjigjen e tyre dhe e gjetën me një dozë fati në minutën e 39-të. Lambte gjuajti nga distanca, pasi shpërndau mbrojtjen e ‘Reds’, topi shkoi kundër Dunk, që kapi Alisson në befasi dhe 1-1.
Në pjesën e dytë u deshën rreth 25 minuta që të dyja skuadrat të futeshin në një fazë të mirë. Në minutën e 71-të, Mitoma pas një përpjekjeje të mire, e ktheu topin nga e majta dhe Allison instinktivisht i tha ‘Jo’. Në momentin kur gjithçka dukej se dy skuadrat do t'i drejtoheshin shtesave, Kaoru Mitoma shkundi pluhurin e tij të yjeve, duke shënuar një gol të mrekullueshëm dhe dhënë skuadrës së tij kualifikimin e madh pas rezultati 2-1.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Momenti i zi për kuqezinjtë vazhdon, Milani në pikatë. Në javën e 20-të të Serie A, skuadra e Piolit u turpë...
TIRANE - Faza e tretë e Kampionatit të 84 Kombëtar Abissnet Superiore, ka startuar në mesdite me dy takime. Tirana del pa pikë nga sf...
Novak Djokovic AUSTRALI- Novak Djokoviç fitoi një rekord të 10-të të Australian Open dhe një titull rekord të 22-t&eum...
Avioni ITALI- Ndeshja u shty me një ditë për Palermon për shkak të një problemi në fluturimin, që duhej të tra...
SPANJE - Një skandal i ri ka tronditur sërish Wanda Narën dhe Mauro Icardin këtë javë. Edhe një herë, a...
ANGLI - Liverpooli, i cili viziton Brighton të dielën në raundin e katërt të FA Cup, aktualisht është në vendin e n...
SHBA - E tronditur nga polemikat rreth trajnerit të saj Gregg Berhalter, në fund të një Botërori të suksesshëm, ku ...
TIRANE - Kampionati i 84-t Kombëtar i Abissnet Superiores, me dy ndeshjet e sotme, starton fazën e tretë të tij. Në mesjavë ai m...
TIRANE - Kampionati i 84-t të Abissnet Superiore rikthehet sot për të luajtur javën e 19-të të saj, me dy sfida interesante. N&eum...
HOLANDE - E mahnitshme! AZ Alkmaar dhe Utrecht zhvilluan një ndeshje të çmendur këtë të shtunë, me kthesa dhe në ...