Sport

Abissnet Superiore/ Tirana ngec në “Kukës Arena”, verilindorët i largohen fundit, Bylisi fiton dhe fundos Kastriotin…

Kukësi ndal 2-0 Tiranën në ‘Kukës Arena’, ballshiotët mundin 1-0 krutanët. Nesër do të luhen edhe tri takimet e mbetura të javës së 19-të: Laçi-Teuta, Partizani-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia

29 Janar 2023, 16:23 Nga DOSJA

Abissnet Superiore/ Tirana ngec në “Kukës Arena”,

TIRANE - Faza e tretë e Kampionatit të 84 Kombëtar Abissnet Superiore, ka startuar në mesdite me dy takime. Tirana del pa pikë nga sfida e javës së 19-të në transfertë përballë Kukësit, ashtu si edhe Kastrioti që u mposht në Ballsh nga Bylisi.

Kampionët në fuqi u kthyen të mposhtur nga “Kukës Arena”, ku vendësit siguruan suksesin e gjashtë sezonal (plus katër barazime), që i ngjit në vendin e tetë, duke iu larguar fundit të renditjes. Skuadra verilindore, pragmatiste në lojën e saj, realizoi nga një gol në çdo pjesë. Në minutën 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Johson shtyn topin me kokë drejt rrjetës, i shërbyer nga Mbarak. Por goli i sigurisë erdhi me anë të Bytyçit, që realizoi po me kokë në minutën e 58-të. Kaq mjaftoi që Kukësi të merrte një fitore të pastër 2-0, që ngre moralin për të synuar zonën europiane.

Abissnet Superiore/ Tirana ngec në “Kukës Arena”,

Ndërkohë përplasja e mbijetesës mes Bylisit dhe Kastriotit, e zhvilluar në “Adush Muça”, u mbyll me fitoren minimale të vendësve, falë golit të shënuar nga Doi në minutën e 75-të. Një sfidë me jo pak tension në Ballsh, çka reflektohet edhe nga kartoni i kuq i marrë nga trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi që në pjesën e pare për protesta të vazhdueshme. Kastrioti me këtë humbje mbetet në vendin e fundit me 19 pikë, ndërsa tri pikët e fituara e ngjisin Bylisin në vendin e shtatë me 23 pikë.

Abissnet Superiore/ Tirana ngec në “Kukës Arena”,

Nesër do të luhen edhe tri takimet e mbetura të javës së 19-të: Laçi-Teuta, Partizani-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll