Dani Alves mund të lirohet nga burgu brenda një muaji, sipas avokatëve të tij...
SPANJE - Dani Alves mund të largohet nga burgu më shpejt se sa pritej. Këtë të hënë, ekipi mbrojtë...
Heroi i Brightonit këtë të dielë, duke shënuar golin me të cilin ‘pulëbardhët’ eliminuan Liverpoolin nga FA Cup, fsheh një histori më se kurioze.
ANGLI - Kaoru Mitoma është një futbollist ndryshe nga të tjerët. Kjo është për shkak të veçorive të tij si lojtar dhe për shkak të historisë që fshihet në atë se, në kohën e tij, ai refuzoi një kontratë profesionale për të bërë një tezë universitare. Ndodhi gati një dekadë më parë, kur një 16-vjeçar Mitoma (tani është 25 vjeç) i tha 'Jo' një oferte nga skuadra Kawasaki Frontale e divizionit të parë japonez, duke rrezikuar që ky tren të ishte një nga ata që kalon vetëm një herë në jetë.
I riu, Kaoru, u regjistrua në Edukim Fizik në Universitetin e Tsukuba dhe, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte i keq në futboll, ai vendosi të përqendrojë të gjitha përpjekjet e tij në jetën akademike. Megjithatë, ai nuk e humbi nga sytë topin, aq më pak, sepse përfundoi duke bërë një tezë mbi artin e driblimit, si një mjet për të mposhtur kundërshtarët.
"Isha i zoti, por nuk e shfrytëzova shpejtësinë time si tani. Fuqia e driblimit tim u dyfishua", ka deklaruar së fundmi vetë Mitoma, duke theksuar se kërkimet e tij e kanë ndihmuar të bëhet lojtar më i mirë.
Dhe si u bë një japonezi një futbollist profesionist? Epo, ishte në sezonin 2020/21, kur Kawasaki Frontale trokiti sërish në derën e tij, pasi kishte mbaruar studimet universitare. Pjesa tjetër është histori. Nga liga japoneze kaloi në Premier League, pasi më parë ishte në Belgjikë me Union Saint Gilloise, për të përfunduar te Brighton, që është një nga skuadrat që zbulon më së miri talentet në tregje pak të njohura. Mitoma, djali që në kohën e tij i vuri studimet para një kontrate profesionale, sot është një futbollist i nivelit të lartë që nuk ka çati.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Dani Alves mund të largohet nga burgu më shpejt se sa pritej. Këtë të hënë, ekipi mbrojtë...
XHAMAJKA - “Ku shkuan paratë?”, është pyetja djeg buzët e të gjithë xhamajkanëve dhe më të famshmit pre...
AUSTRALI - Reagimi i tij i parë ishte pothuajse i ftohtë, i padëmshëm. Fituesi i Australian Open në një gabim të padet...
ITALI - Një pasdite e vështirë për skuadrat e mëdha italiane. Pas humbjes së rëndë (2-5) të AC Milanit ku...
ANGLI - Mjaftoi pak magji japoneze për të shënuar fitoren epike të Brighton ndaj Liverpoolit dhe për ta lënë ...
ITALI - Momenti i zi për kuqezinjtë vazhdon, Milani në pikatë. Në javën e 20-të të Serie A, skuadra e Piolit u turpë...
TIRANE - Faza e tretë e Kampionatit të 84 Kombëtar Abissnet Superiore, ka startuar në mesdite me dy takime. Tirana del pa pikë nga sf...
Novak Djokovic AUSTRALI- Novak Djokoviç fitoi një rekord të 10-të të Australian Open dhe një titull rekord të 22-t&eum...
Avioni ITALI- Ndeshja u shty me një ditë për Palermon për shkak të një problemi në fluturimin, që duhej të tra...
SPANJE - Një skandal i ri ka tronditur sërish Wanda Narën dhe Mauro Icardin këtë javë. Edhe një herë, a...