Aktualitet

EMRAT/ U plagosën me thikë në Burrel, këta janë dy vëllezërit që u dërguan me urgjencë te Trauma, policia: Po punohet për kapjen e autorit

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë.

29 Janar 2023, 15:54 Nga a.l
EMRAT/ U plagosën me thikë në Burrel, këta janë dy
Arrestime

DIBËR- Ardit 22 vjeç dhe Kristin Hysa 19 vjeç janë dy vëllezërit që u plagosën me thikë nga disa persona në Mat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në qytetin e Burrelit, më konkretisht në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Koliqit". Për shkak të gjendjes së tyre të rëndë, ata janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Koliqit",  në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë. Deri tani është identifikuar vetëm njeri prej personave të dyshuar për të cilin policia është duke kërkuar për kapjen dhe arrestimin e tij. 

ardit hysa kristin

Sondazh

Poll