Aktualitet

Plagosi me thikë dy vëllezërit në Burrel dhe më pas ia mbathi, identifikohet autori (EMRI) 

Të rinjtë janë transportuar drejt Traumës ndërsa ende nuk dihet motivi i sherrit. 

29 Janar 2023, 16:35 Nga a.l
Plagosi me thikë dy vëllezërit në Burrel dhe më pas ia
helikopteri niset drejt Traumës

DIBËR- Gerlad Buci është autori i plagosjes së Ardit dhe Kristin Hysës në Burrel. 35-vjeçari i ka plagosur me thikë dy të rinjtë, 22 dhe 19 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Të rinjtë janë transportuar drejt Traumës ndërsa ende nuk dihet motivi i sherrit. 

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në qytetin e Burrelit, më konkretisht në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Koliqit'. Vëllezërit Ardit 22 vjeç dhe Kristin hysa 19 vjeç janë goditur me thikë nga një person i identifikuar si Gerald Buci 35 vjeç i cili pas sherrit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Të dy vëllezërit janë transportuar me helikopter te Trauma dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plota rrethanat. 

gerald buci

Sondazh

Poll