Aktualitet

Makina del nga rruga në Gjirokastër, shoferi humb jetën në spital

62-vjeçari, Faim Mazaj, drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

29 Janar 2023, 17:29 Nga k.m.
Makina del nga rruga në Gjirokastër, shoferi humb jetën në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Çajup. 62-vjeçari, Faim Mazaj, drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

faim mazaj gjirokaster

Sondazh

Poll