Aktualitet

“Minë me sahat”/ PD denoncon fabrikën e gazit në Porto Romano: Qeveria e mbërthyer në skandale ka rrezikuar jetën e banorëve

Banorët e zonës shprehen se janë të shqetësuar, pasi në fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime, duke rrezikuar jetën e komunitetit.

29 Janar 2023, 17:09 Nga a.l
“Minë me sahat”/ PD denoncon fabrikën e gazit në
Ferdinand Xhaferraj

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj i është bashkuar shqetësimit të banorëve lidhur me rrezikshmërinë që paraqet fabrika e gazit në 'Porto Romano'. Deputeti demokrat është shprehur mes banorëve se nga krijimi i kësaj fabrike rrezikohet gjithë zona dhe theksoi se për këtë çështje do t’i kërkojë interpelancë Ministres së Mjedisit. Ai gjithashtu u ndal edhe tek skandalet e kabinetit qeveritar, ku theksoi se kemi të bëjmë me qeveri të papërgjegjshme.

'Siç e shikoni jemi këtu në 'Porto Romano' pranë fabrikave të bomblave të gazit. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi verën e kaluar sesi u pasqyrua edhe në media pati një shpërthim të bomblave të gazit. E që nga ajo ditë e deri tani, megjithëse ka banorë që janë rropatur zyrave të shtetit duke i shkruajtur herë pas here, si qeverisë vendore, prefekturës dhe qeverisë qëndrore, problemti është se nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kur nisi në fillimet e veta, nisi si biznes kozmetike dhe këtu problemi nuk është me shqetësimin e biznesit por është se qeveria është futur në bombulat e gazit dhe shpërthen herë-pas here duke i tmerruar këta qytetarë. Do bëj nëj interpelancë me Ministrin e Mjedisit që të vijë dhe të shpjegojë sesi mun dtë zgjidhet problemi i këtyre qytetarëve. Problematika nuk qëndron me biznesin. Problematika qëndron me qeverinë, që duke shkelur rregullat ka futur në rrezik jetën e këtyre qytetarëve. Qeveri e mbërthyer në skandale, me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, skandal me pastruesen që kapet me qindra mijëra euro të marra nga qeveria e shtetit, skandali me McGonical me Shtetet e Bashkuara, skandal që dëshmon se qeveria investon para të pista për të fituar zgjedhjet përmes lobimeve dhe nuk mendon të fitojë zgjedhjet përmes shërbimit ndaj qytetarëve", shprehet Xhaferraj. 

Banorët e zonës shprehen se janë të shqetësuar, pasi në fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime, duke rrezikuar jetën e komunitetit.

'Këtu banojmë mbi 10 mijë banorë, kjo fabrikë për krejt lagjen është fabrikë mashtrimi sepse është futur si fabrike shampoje në fillim, është një fabrike korrupsioni dhe krimi. Ne si banorë, një përfaqësi prej 10 vetësh jemi marrë me këtë punë dhe do të merremi derisa të hiqen cisternat që këtu. Ka plasur 3-4 herë kjo bombula ndëse shpërthen edhe njëherë shpembet pallati. Nëse qeveria nuk merret me këtë punë për popullin e Porto Romanos është një terrorizën qeveritar. Ne si banorë të kësaj lagje kërkojmë heqjen e menjëhershme të cisternave sepse në asnjë vend të botës nuk ka cisterna nuk vihen mes njerëzve sepse janë të rrezikshme. Kemi bërë kërkesë nuk na ka ardhur asnjë qeveritar', tha banori. 

Gjatë muajve të fundit në këtë fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, duke krijuar panik të banorët. 3 muaj më parë në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe banorët u evakuuan nga zona. Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial tha se dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të problemeve me valvulat që ka pasur boti furnizues./ Dosja.al

nafta ne porto romano

Sondazh

Poll