Aktualitet

Kapet me kokainë shqiptari në Greqi/ Policia kontrolle edhe në banesë, sekuestrohen drogë e euro

Për arsye hetimore, identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet ende me dije. 

29 Janar 2023, 16:44 Nga a.l
Kapet me kokainë shqiptari në Greqi/ Policia kontrolle edhe në
greqi

GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi. Mediat greke raportojnë se arrestimi i tij është bërë në Nea Moudania, Halkidiki, nga efektivë të policisë së Grupit të Ndjekjes së Drogës të Departamentit të Sigurisë Poligyros.

Ai është kapur me një sasi droge me vete, më pas policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe u konfiskuan 5.3 gram kokainë, 8.7 gram kanabis, 2 peshore elektronike precize, 2 celularë dhe një shumë prej 300 euro.

Kapet me kokainë shqiptari në Greqi/ Policia kontrolle edhe në
droga dhe eurot

Për arsye hetimore, identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet ende me dije. 

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll