Bota

Putin përgatit 'shpirtërisht' ushtarët para pranverës, u dërgon striptiste e birra për t'iu ngritur humorin

Arka me birrë dhe salcice ruse do të dërgohen për trupat dhe një paradë ceremoniale pritet më 24 për të shënuar fillimin e operacionit të dytë luftarak.

29 Janar 2023, 17:41 Nga a.l
Putin përgatit 'shpirtërisht' ushtarët para
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Rus Vladimir Putin ka vendosur që para planit të dytë të luftës që do të vijojë deri në pranverë të motivojë ushtrinë e tij. Mediat britanike shkruajnë se ka urdhëruar që striptiste dhe kërcimtare të dërgohen në front për të rritur moralin ndaj trupave të tij përpara një ofensive pranverore.

Lëvizja vjen pasi Kremlini shpalli një medalje për të gjithë ushtarët rusë që janë vendosur në atë që ai e quan 'operacioni ushtarak special'. Komandantët e lartë janë lajmëruar të organizojnë festa ndërsa forcat e Putinit i afrohen përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës që ata mendonin se do të përfundonte brenda një jave.

Më shumë se 100 vajza do të transportohen në front me një flotë helikopterësh për një seri 'shoë koncertesh' në bazat e furnizimit në të gjithë Donbasin, ku trupat do të japin pesë ditë pushim dhe rikuperim. Arka me birrë dhe salcice ruse do të dërgohen për trupat dhe një paradë ceremoniale pritet më 24 për të shënuar fillimin e operacionit të dytë. 

Lajmi për 'seancat e zhveshjes' u zbulua në mediat sociale nga një oficer rus i cili njoftoi se trupat do të kishin një surprizë të veçantë. Në postimin e tij, koloneli i tankut, i cili njihet me emrin e koduar 'vdekja e blinduar' tha: Heronjve tanë do t'u jepen festa speciale me zonja që kërcejnë në shtyllë, birrë dhe ushqim si falënderim për shërbimin e tyre.

Ngjarjet do të zhvillohen në kuadër të nisjes së pushtimit dhe ka për qëllim ngritjen e moralit të trupave që kanë luftuar në vijën e parë”.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll