Bota

Abazoviç në mbështetje të Albin Kurtit: S’duhet të ketë Asociacion në baza etnike

Ndërkaq, kryeministri Kurti, vazhdon të insistojë në mosthemelimin e një Asociacioni në baza etnike, duke cituar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion njëetnik.

29 Janar 2023, 16:54 Nga a.l

 

Abazoviç në mbështetje të Albin Kurtit: S’duhet
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç

 

KOSOVË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i ka dalë në mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Sipas tij nuk duhet të ketë asociacion me baza etnike. Në një intervistë për Top Channel, ai ka theksuar se për Kurtin ka vetëm mendim pozitiv dhe se ka simpati për luftën e tij kundër korrupsionit.

Kosova nuk mund të ketë komuna të cilat janë serbe apo shqiptare, pasi ato të gjitha janë të barabarta si komuna të cilat u takojnë qytetarëve pa dallim. Kjo qasje e Kurtit është pozitive për rajonin”, është shprehur Abazoviç.


Ndërkaq, kryeministri Kurti, vazhdon të insistojë në mosthemelimin e një Asociacioni në baza etnike, duke cituar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion njëetnik. Po ashtu ai ka vijuar se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një intervistë Kurti tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai tha se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.

Ai përsëriti se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutim, por tha se nuk përmban gjithçka që Kosova do të dëshironte. Kurti, po ashtu, tha se pret dialog intensiv me Serbinë, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje sipas afatit të përmendur kohor, përkatësisht marsi i vitit 2023./ Telegrafi

dritan abazovic

Sondazh

Poll