Bota

Peru, përleshje të reja në Lima me Policinë, vdes një demonstrues

Ky është një tjetër episod dhune pas refuzimit të deputetëve për t'i dhënë dritën jeshile zgjedhjeve të parakohshme.

29 Janar 2023, 17:15 Nga k.m.
Peru, përleshje të reja në Lima me Policinë, vdes një
Foto ilustruese

LIMA- Qindra protestues, të mbuluar me kapuç dhe të veshur me mburoja, u përleshën me Policinë pranë Parlamentit peruan në Lima. Ky është një tjetër episod dhune pas refuzimit të deputetëve për t'i dhënë dritën jeshile zgjedhjeve të parakohshme.

Një protestues humbi jetën nga plagët e marra gjatë përleshjeve.

"Jo një tjetër i vdekur, Dina vrasëse", "Duam dinjitet, Dina jep dorëheqjen menjëherë", brohoritën demonstruesit gjatë procesionit, i cili filloi si një festë popullore përpara se të shndërrohej në përleshje mes një grupi personash me kapuç dhe policëve të trazirave rreth Parlamentit.

Kjo është vdekja e parë në kryeqytetin peruan: deri më tani viktima gjatë demonstratave të protestës janë regjistruar në Puno dhe në rajone të tjera të Andeve jugore të vendit, ku jetojnë popullsi historikisht të pafavorizuara. Protestuesit po bëjnë thirrje që zgjedhjet të shtyhen në vitin 2023, një kërkesë e formuluar edhe nga presidentja e përkohshme Dina Boluarte dhe e refuzuar nga Parlamenti.

peru protestat ne peru

Sondazh

Poll