Bota

Greva e sindikatave për pensionet në Francë, transporti hekurudhor do të “paralizohet”

Qeveria dëshiron të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension me tre muaj çdo vit nga shtatori deri në vitin 2030. Presidenti Macron ka deklaruar se është zgjedhur me këtë plan si president, e se pa këto ndryshime sistemi i pensioneve të vendit nuk mund të jetë financiarisht i qëndrueshëm.

29 Janar 2023, 16:55 Nga k.m.
Greva e sindikatave për pensionet në Francë, transporti
Foto ilustruese

FRANCË- Sindikatat në Francë kanë thirrur greva për të martën në shenjë proteste ndaj ndryshimeve të planifikuara të pensioneve të qeverisë. Si rrjedhojë, transporti publik në vend do të përballet me probleme serioze.

"Do të jetë një ditë e vështirë, shumë e vështirë për transportin publik... Ne presim probleme serioze,"- tha ministri i Transportit Clement Bonn për LCI TV. Ai shtoi se qeveria mbetet e hapur për bisedime me sindikatat, por theksoi se qeveria do të ruajë qëllimin e presidentit Emmanuel Macron, që është rritja e moshës së pensionit të shtohet me 2 vite, deri në 64 vjeç.

Qeveria dëshiron të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension me tre muaj çdo vit nga shtatori deri në vitin 2030. Presidenti Macron ka deklaruar se është zgjedhur me këtë plan si president, e se pa këto ndryshime sistemi i pensioneve të vendit nuk mund të jetë financiarisht i qëndrueshëm.

Sindikatat organizuan mobilizimin e parë të madh më 19 janar, kur më shumë se 1 milion qytetarë demonstruan kundër planeve në qytete të ndryshme anembanë vendit. 

Sindikatat javën e kaluar kishin planifikuar një grevë 48-orëshe në centralet bërthamore dhe rafineritë për të enjten dhe të premten, por ky plan u braktis një ditë më vonë me sindikatat e linjës së ashpër CGT që njoftuan se punëtorët preferonin t'i bashkoheshin grevës kombëtare të së martës.

france

Sondazh

Poll