Bota

Biden, Erdogan dhe Zelensky janë liderët më të ndjekur në rrjetet sociale, Putin i distancuar, s'ka asnjë llogari

Kjo është ajo që rezulton nga një sondazh i kryer nga Observatori Dixhital i Fondacionit Italia Digitale, ku përfshiheshin 24 krerë qeverish të disa prej vendeve më të rëndësishme në botë.

29 Janar 2023, 17:19 Nga k.m.
Biden, Erdogan dhe Zelensky janë liderët më të ndjekur
Joe Biden, Vladimir Putin dhe Volodymir Zelenskyy

ITALI- Amerikani Joe Biden, turku Rexhep Tajip Erdogan dhe ukrainasi Volodymyr Zelensky janë liderët botërorë më të ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa braziliani Inacio Lula da Silva është më aktivi. Gjithsesi mungon plotësisht presidenti rus Vladimir Putin, i cili nuk ka llogari personale në asnjë nga tre platformat kryesore të marra në konsideratë: Facebook, Instagram dhe Twitter.

Kjo është ajo që rezulton nga një sondazh i kryer nga Observatori Dixhital i Fondacionit Italia Digitale, ku përfshiheshin 24 krerë qeverish të disa prej vendeve më të rëndësishme në botë.

“Duke marrë parasysh tre rrjetet sociale më të përdorura nga udhëheqësit, për nga numri i ndjekësve është Biden ai që shquhet me mbi 66 milionë ndjekës, i ndjekur nga Erdogan me më shumë se 40 milionë dhe Zelensky me 27 milionë."

Biden, Erdogan dhe Zelensky janë liderët më të ndjekur

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është e dhjeta për nga numri i ndjekësve, me gati 6 milionë ndjekës.

“Por për sa i përket angazhimit, pra ndërveprimeve të përdoruesve me postimet e publikuara, presidenti brazilian Lula është i pakrahasueshëm me mbi 18 milionë pëlqime, komente, ndarje dhe klikime në lidhje,”- thotë Giorgetti.

Ai shton se fansa shumë besnikë ka Zelenskyy dhe Erdogan. Zelenskyy dhe Lula ata që marrin më shumë interaktivitet. Ata pasohen nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Më në fund, sondazhi tregon se liderët e vendeve të Evropës Veriore kanë performanca më pak të rëndësishme. Rrjetet sociale janë më pak të rëndësishme në ato vende, e kushtëzojnë më pak konsensus dhe aspektin identitar të politikanëve dhe partive të tyre.

joe biden vladimir putin volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll