Aktualitet

“Ato bijë k… me BMW”, përgjimet zbardhin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal, porosia: Mbani sytë hapur djema, kujdes

Të arrestuarit pyesin njëri-tjetrin për rrugën e itinerarin që duhet të ndjekin, në mënyrë që të shmangin kontrollin nga karabinierët.

28 Janar 2023, 15:55 Nga F.M
“Ato bijë k… me BMW”, përgjimet zbardhin bisedat
Karabinierët

TIRANË- Një bisedë e përgjuar nga autoritetet italiane, e zhvilluar mes trafikantëve të arrestuar shqiptarë, tregon frikën e tyre ndaj efektivëve të policisë. Në një prej bisedave, ata shprehet se efektivë janë 'bij k...'. Të arrestuarit pyesin njëri-tjetrin për rrugën e itinerarin që duhet të ndjekin, në mënyrë që të shmangin kontrollin nga karabinierët.

Pjesë nga përgjimet: 

Lorenc Arapi: Pashë na dy djem, mbeta i habitur se i pashë këtu. Unë sapo kam ardhur. Unë kam ardhur tani, kam fjetur vetëm një orë që nga mbrëmja. E pashë nga cepi i pasqyrës. E pashë përsëri, mbeta i habitur. Në fakt mora rrugën nga pas. Sido që të jetë, mos më lër jashtë makinës. Unë shkoj në këmbë. Më ler më larg në anën e frutave. Në rregull? Ti shko merr rrugën përtej

Gjergji Luli: Apo do të të lë në Urgano?

Lorenc Arapi: Po më ler në Urgnano. Më lanë përshtypje ato bij k…. me një BMW të zezë 320

Gjergji Luli: Ndaj më dëgjo tani…dua të të lë një detyrë se nuk të flas me Mirin (Saimir Prengën) e di?

Gjergji Luli: Ktë shok e kemi. se ka një shok këtu me ne…ka ardhur për qejf…ti e di festat, etj…e hyr e di e di ti më…

Lorenc Arapi: po po

Gjergji Luli: Duhet t’i thuash ‘Miri rri në shtëpi’

Lorenc Arapi: I shkruaj

Gjergji Luli: Shkruaj ja lë si detyrë se e di si jam unë ta tregova. Unë rri në shtëpi gjithë ditën

Lorenc Arapi: Shiko mbrapa aman

Gjergji Luli: Po shkoj, mos ki merak (Arapi i tregon rrugën, vazhdojnë të flasin për cigaret deri në orën 14:50)

Lorenc Arapi: Mbani sytë hapur, ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

operacioni antidroge ne itali

Sondazh

Poll