Aktualitet

Operacioni Fijet, 'hiqen' 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona nën hetim (VIDEO)

Në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.

28 Janar 2023, 14:25 Nga A.B
Operacioni Fijet, 'hiqen' 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në
Policia

TIRANË- Gjirokastra dhe Dibra janë qarqet ku u finalizua së fundmi heqja e kamerave të sigurisë në rrugë të cilat janë vendosur me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e policisë. 2 persona janë vënë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Në Memaliaj policia zbuloi 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K. Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D. Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.

kamerat e sigurise nga bandat

Sondazh

Poll