Aktualitet

'I rrezikshëm..'/ Vrau bashkatdhetarin dhe bëri 14 vjet burg, policia italiane dëbon 42-vjeçarin drejt Shqipërisë

Autori doli nga burgu pardje ndërsa dje u dëbua nga territori italian, pasi konsiderohet si njeri i rrezikshëm për shoqërinë.

28 Janar 2023, 14:03 Nga A.B
'I rrezikshëm..'/ Vrau bashkatdhetarin dhe bëri 14 vjet
Policia

ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është dëbuar nga territori italian pas shlyerjes së dënimit, për vrasjen e një bashkatdhetari. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008, në Grosseto, ku 42-vjeçari vrau me thikë në fyt gjatë një mosmarrëveshjeje një 24-vjeçar dhe si pasojë shleu 14 vjet burg.

Autori doli nga burgu pardje ndërsa dje u dëbua nga territori italian, pasi konsiderohet si njeri i rrezikshëm për shoqërinë.

Shqiptari është shoqëruar nga Policia e Shtetit në aeroportin e Pizës dhe në avion nga personeli i specializuar i Zyrës së Emigracionit, drejt Shqipërisë. Gjithashtu atij i është ndaluar udhëtimi drejt Italisë për 10 vitet e ardhshme.

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll