Aktualitet

Takimi me ministren, Resuli: Shprehëm shqetësimin për qumështin pluhur dhe vajin e palmës (SQARIMI)

Resuli thotë se taksa që hiqet për këto dëmton blegtorin dhe konsumatorin duke i hapur rruge industris se qumështit të prodhojë djath, gjalp, kos pa qumësht.

28 Janar 2023, 14:49 Nga A.B

Takimi me ministren, Resuli: Shprehëm shqetësimin për

TIRANË- Sipërmarrësi Ervin Resuli, njëkohësisht ekspert i problemeve bujqësore e blegtorale dhe kryetar i Shoqatës Mbrojtes Konsumatorëve dhe Prodhuesve Vendor ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetet sociale një sqarim në lidhje me një takim që kan pasur përfaqsues të blegtorëve në Ministri të Bujqësisë. Ai bën të ditur se në takim kanë shprehur shqetësimin për qumështin pluhur, vajin e palmës, qumeshtin pluhur e Hirrës, kremin e qumeshtit, proteinën e shtuar dhe për zëvendësuesin e qumështit pluhur. Resuli thotë se taksa që hiqet për këto dëmton blegtorin dhe konsumatorin duke i hapur rruge industris se qumështit të prodhojë djath, gjalp, kos pa qumësht. Ai shton në fund se: 'Nëse ky ligj kalon në parlament javën që vjen do vërtetoje ato qe thuhen se “lek” i madh ka levruar ne keto dy ministri per kete ndryshim takse!

POSTIMI:

Dje blegtoret ishin ne Ministri te bujqesise ne takim per te shprehur shqetesimin dy ministreve per : Qumeshtin pluhur , Vajin e palmes , Qumeshti pluhur e Hirres ,Kremin e qumeshtit , Proteinen e shtuar , Zevendesues e qumeshtit pluhur. Taksa qe hiqet per keto zera demton blegtorin dhe konsumatorin duke i hapur rruge industris se qumeshtit te prodhoje djath,gjalp,kos pa qumesht , kjo rrit rrezikshmerine ndaj semundjeve kancerogjene . Nese ky ligj kalon ne parlament javen qe vjen kjo do vertetoje ato qe thuhen se “lek” i madh ka levruar ne keto dy ministri per kete ndryshim takse! Koha do e vertetoje, java e proves…

ervin resuli

Sondazh

Poll