Aktualitet

Tentoi të kalonte 42 mijë euro të padeklaruara në Rinas, procedohet Presidenti i Fondacionit 'Zoja e Këshillit të Mirë'

Jerome Ndo Mih u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. 

28 Janar 2023, 14:13 Nga A.B
Tentoi të kalonte 42 mijë euro të padeklaruara në Rinas,
Rinas

TIRANË- Procedohet Jerome Ndo Mih. Presidenti i Fondacionit 'Zoja e Këshillit të Mirë', banues në Tiranë është kapur në Aeroportin e Rinasit me shuma të mëdha parash të cilat nuk i kishte deklaruar. Gjatë kontrollit të bagazheve të 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve Mih, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Tentoi të kalonte 42 mijë euro të padeklaruara në Rinas,

jerome ndo mih

Sondazh

Poll