Aktualitet

"E përplasi treni"/ Dalin të tjera PËRGJIME, Florida Beu dha lajmin për vdekjen e 'spaçatorit': Fluturoi malli me lekët

Në një përgjim të regjistruar nga autoritetet italiane, i aksidentuari për vdekje, pasi ishte përplasur nga treni ishte një maroken dhe identifikohet si 'zezaku'. 

28 Janar 2023, 15:24 Nga F.M
"E përplasi treni"/ Dalin të tjera PËRGJIME, Florida
Karabinierët

TIRANË- Një prej shpërndarësve të drogës kishte ndërruar jetë dhe kjo gjë bëri që trafikantët shqiptarë të humbisnin një pjesë të drogës dhe 15 apo 20 mijë euro. Në një përgjim të regjistruar nga autoritetet italiane, i aksidentuari për vdekje, pasi ishte përplasur nga treni ishte një maroken dhe identifikohet si 'zezaku'. 

Pjesë nga biseda: 

Biseda e datës 24 shkurt 2020:

BEU Florida: A ju thashë se zezaku i vogël të cilit Gerti (Gernard ed) i dha mallin (drogën) u godit nga një tren?

BEU Emirjan: Si u godit nga trent?

BEU Florida: Ai u godit nga treni.

BEU Emirjan: A ka vdekur?

BEU Florida: Paratë kanë fluturuar, Ka vdekur

BEU Emirjan: Sa i kishte borxh?

BEU Florida: Rreth pesëmbëdhjetë ose njezet (mije).

BEU Emirjan: (qesh) Dreqi e mori, nje 40-vjecar që e godet treni atje. Kush ju tha se u godit nga treni?

BEU Florida: E dhane lajmin dhe më tha edhe vellai i tij. Tha: “Ai që i ke dhënë mallin, e ka goditur treni dhe nuk e di ku i ka fshehur gjërat dhe paratë”.

Ai i tha Gertit “nëse do që të punojme bashkë, më jep me shume gjera dhe le te fillojme te punojme” Fakti është se Gertit (Gernard AGO) i ka mbaruar malli. Kjo ishte e copa fundit dhe pastaj ai ia jepte kosovarit dhe kosovari (nga ana e tij) do t’i jepte paratë. Tani edhe malli edhe paratë kane fluturuar. Dhe tani është aty për të mos bërë gjë

BEU Emirjan: Kur e kane goditur?

BEU Florida: Ditën që shkova, unë dhe Gerti, e kanë transmetuar edhe ne lajme. E kanë goditur të dielën the Gerti i ka dhënë mallin të shtunën.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

operacioni antidroge ne itali

Sondazh

Poll