Aktualitet

“Neveri ndaj akteve të tilla kriminale”, Mnistria e Jashtme reagon për sulmin në Jeruzalem

Ministria shprehet e tronditur dhe fakti që sulmi ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.

28 Janar 2023, 14:01 Nga A.B
“Neveri ndaj akteve të tilla kriminale”, Mnistria e Jashtme
Ministria

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmin e armatosur në Jerusalemin Lindor, ku të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën kur një person hapi zjarr. Ministria shprehet e tronditur dhe fakti që sulmi ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit e shton edhe më shumë neverinë që ndiejmë ndaj akteve kriminale.

“Të tronditur nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një sinagogë të #Jerusalemit . Fakti që sulmi ndodhi në #Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit vetëm sa shton neverinë që ndiejmë ndaj akteve kriminale si kjo. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve”, thuhet në postim.

ministria për evropën dhe punët e jashtme

Sondazh

Poll