Aktualitet

Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, përfundon seanca në GJKKO, konfirmohen masat e sigurisë për 15 të arrestuarit

6 persona janë ende në kërkim.

28 Janar 2023, 13:53 Nga A.B

Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, përfundon seanca në GJKKO,

TIRANË- GJKKO ka konfirmuar ditën e sotme masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit për shkatërrimin e grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri Itali. Janë konfirmuar 14 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që kanë qenë 21 urdhrat e arrestit por 6 persona janë ende në kërkim.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

operacioni antidroge ne itali

Sondazh

Poll