Sport

Pioli: "Kemi një shans nesër dhe vetëm një mundësi, fitoren!"

"Ne e dimë se mund të bëjmë shumë më mirë dhe jemi të lumtur të kthehemi të luajmë përpara tifozëve tanë që ishin burim frymëzimi, ata treguan se janë të bashkuar dhe na mbështesin."

28 Janar 2023, 14:34 Nga DOSJA
Pioli: "Kemi një shans nesër dhe vetëm një

ITALI - "Ndalohet të bëhen gabime," - Stefano Pioli e di mirë këtë dhe ka vetëm një rezultat të mundshëm ndaj Sassuolo-s: "Ne vetëm duhet të fitojmë, kjo është e gjitha që ka rëndësi. Edhe me një ndeshje të pistë, e rëndësishme është të jemi një ekip konkret". Tatarusanu konfirmohet në portë: “Vasquez po punon, por nuk e shoh ende gati për të luajtur”. De Ketelaere është kandidat për titullar: “Fizikisht është shumë më mirë se në fillim të sezonit, është më i fortë”.

"Ne kemi një mundësi nesër. Mendoj se për të kapërcyer këtë moment duhet të kemi kapacitet të madh për kompaktësi dhe të kthejmë faqen. Të mendosh shumë për atë që duhet të kishim bërë dhe çfarë mund të kishim bërë nuk na ndihmon. Ne e dimë se mund të bëjmë shumë më mirë dhe jemi të lumtur të kthehemi të luajmë përpara tifozëve tanë që ishin burim frymëzimi, ata treguan se janë të bashkuar dhe na mbështesin. Tani është radha jonë, tani gjithçka që ka rëndësi është të fitojmë”.

"Askush nuk duhet të mendojë se lojtarët nuk duan ta kapërcejnë këtë moment ose se nuk japin 100%, gjithmonë kam parë vëmendje dhe vullnet të madh. Momenti kapërcehet duke punuar, sepse ne dimë të të bëjmë shumë më mirë se ajo që po bëjmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll