Sport

Ronaldo nuk i shpëton as në Arabi "makthit-Messi"!

Ende asnjë gol i shënuar në dy ndeshjete para zyrtare me Al Nassr-in, si dhe skuadra e tij që eliminohet që në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite.

28 Janar 2023, 14:18 Nga DOSJA
Ronaldo nuk i shpëton as në Arabi "makthit-Messi"!

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur mbarë përvojën e tij në Arabinë Saudite. Ende asnjë gol i shënuar në dy ndeshjete para zyrtare me Al Nassr-in, si dhe skuadra e tij që eliminohet që në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Pas eliminimit nga Al Ittihad-i, Ronaldo nuk i ka shpëtuar ngacmimeve të tifozëve.

Të pranishmit në stadium nuk janë kursyer aspak ndaj portugezit, megjithëse kanë të bëjnë me 5 herë fituesin e Topit të Artë dhe një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit. Tifozët e kanë përcjellë Ronaldon drejt tunelit për në dhomat e zhveshjes duke brohoritur në kor emrin e rivalit të tij më të madh, Lionel Messi-t.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">Saudi Arabia fans taunting Ronaldo with &quot;Messi Messi&quot; chants after he lost the Saudi Supercup to Al-Ittihad????????<a href="https://t.co/WuzN35VUxQ">pic.twitter.com/WuzN35VUxQ</a></p>&mdash; Troll Football (@Troll_Fotballl) <a href="https://twitter.com/Troll_Fotballl/status/1618818939395637248?ref_src=twsrc%5Etfw">January 27, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll