Sport

Mikel Arteta, i zhgënjyer me eliminimin nga FA Cup: "E vështirë ta mundësh Cityn"...

“Është shumë e vështirë të mposhtësh Manchester Cityn, por ne luajtëm sy për sy. Në momente të mëdha, ju duhet të bëni një ndryshim. Kjo është mënyra e vetme për t’i fituar këto ndeshje”.

28 Janar 2023, 10:57 Nga DOSJA
Mikel Arteta, i zhgënjyer me eliminimin nga FA Cup: "E

ANGLI - Mikel Arteta, trajneri spanjol i Arsenalit, nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes 0-1 në vizitën në ‘Etihad Stadium’, që diktoi eliminimin e skuadrës së tij nga FA Cup kundër Manchester Cityt.

“Jam shumë i zhgënjyer. Mund ta kishim shijuar më shumë ndeshjen. Aksioni (loja dhe goli i Mançester Sitit) vendosi lojën, por ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe ai moment ndryshoi gjithçka. Mund ta kishim trajtuar shumë më mire, për sa i përket saktësisë kur topi ishte në zonë”,- deklaroi fillimisht trajneri i ‘Topçinjve’.

Për spanjolin, disfata ishte edhe për shkak të joefikasitetit të skuadrës së tij, e cila megjithatë meriton lëvdata: “Kishim situata të shkëlqyera golash në lojë dhe nuk i realizuam. Mund të heqim shumë pika pozitive, përkatësisht mënyrën se si i qasemi lojës dhe e diskutojmë atë. Është shumë e vështirë të mposhtësh Manchester Cityn, por ne luajtëm sy për sy. Në momente të mëdha, në ndeshje të mëdha, ju duhet të bëni një ndryshim. Kjo është mënyra e vetme për t’i fituar këto ndeshje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll