Sport

Loew, Pochettino dhe Villas-Boas, emra për stolin e kombëtares së Belgjikës...

Sipas një raporti të “nieuwsblad”, Federata Belge po synon lart për pasardhësin e Martinezit, duke pasur në listën e saj Lev, Pochettino dhe Villas-Boas.

28 Janar 2023, 10:13 Nga DOSJA
Loew, Pochettino dhe Villas-Boas, emra për stolin e kombëtares së

BELGJIKE - Andrea Pirlo, i cili po bën gjëra të shkëlqyera në Turqi me Karagümruk, mund të jetë nominuar për pozicionin që mbeti “jetim” në pankinën e kombëtares belge pas largimit të Roberto Martinezit, por federata e vendit flamand kërkon një trajner të lartë.

Sipas botimit belg, tre kandidatët kryesorë për stolin e kombëtares belge janë Joachim  Loew, Mauricio Pochettino dhe Andre Villas-Boas. I pari ka qenë trajner i kombëtares gjermane për rreth 15 vite, duke fituar me ta Botërorin në vitin 2014 në Brazil dhe përfundoi bashkëpunimin me “panzerat” në korrik 2021.

Nga ana tjetër, trajneri argjentinas 50-vjeçar u la i lirë nga Paris Saint-Germain verën e kaluar dhe që atëherë është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij pa u ulur ndonjëherë në stolin e kombëtares.

Sa i përket 45-vjeçarit portugez, puna e tij e fundit ishte te Marseja, nga ku u largua në shkurt të vitit 2021. Gjithashtu ai nuk e ka drejtuar asnjëherë kombëtaren, por ka pasur një karrierë të shkëlqyer pasi ka kaluar nëpër Porto, Chelsea, Tottenham, Zenit dhe Shangai SIPG.

Për pozicionin e drejtorit teknik të kombëtares belge, po përmendet fuqishëm emri i Frank Verkauteren. Puna e fundit e 66-vjeçarit belg ishte si trajner në Antwerp, nga ku u largua në korrik të 2021. Në fakt, çështjen konkrete do ta mbyllë fillimisht trajneri. Kujtojmë që ai ka punuar për kombëtaren belge si asistent (maj 2008 - prill 2009) dhe si i pari (prill 2009 - shtator 2009).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll