Sport

Galtier shpjegon ‘sherrin’ me shiritin: "Mbappé, një nga zv/kapitenët, jo i dyti"...

“Ne kemi një kapiten (Marquinhos) dhe katër zv.kapitenë që janë Kimpembe, Verratti, Mbappé dhe Ramos”, shpjegoi trajneri i parizienëve qartë në një konferencë për shtyp.

28 Janar 2023, 08:22 Nga DOSJA

Galtier shpjegon ‘sherrin’ me shiritin: "Mbappé,

FRANCE - Trajneri i PSG -së donte të bënte të qartë hierarkinë e lojtarëve rreth kapitenit, pasi Mbappé mbajti shiritin në ndeshjen e kupës kundër Lens dhe ai vetë u shpreh se Kylian ishte kapiteni i ri i dytë i skuadrës pariziene.

"U shpreha keq. Mbappé është një nga zv.kapitenët e skuadrës, jo kapiteni i dytë. Nuk prisja një pyetje për kapitenin dhe të gjithë u habitën kur panë Kylian me shiritin në krah në Kupë. U shpreha keq dhe gjërat janë shumë të qarta. Ne kemi një kapiten (Marquinhos) dhe katër zv.kapitenë që janë Kimpembe, Verratti, Mbappé dhe Ramos”, shpjegoi ai qartë në një konferencë për shtyp.

Galtier shpjegon ‘sherrin’ me shiritin: "Mbappé,

Gjatë javës, Kimpembe , i cili ka qenë në klub për tetë vjet dhe e ka mbajtur shiritin e kapitenit shumë herë, postoi një mesazh në Instagram në të cilin thoshte se askush, as Galtier dhe as drejtuesit sportiv, nuk e kishin paralajmëruar se Mbappé tani do të ishte kapiteni i dytë pas Marquinhos. “Kam folur me Kimpembe për këtë çështje dhe ia kam shpjeguar të njëjtën gjë që po jua shpjegoj edhe juve. Nuk ka dyshim që Kimpembe është një nga zv.kapitenët dhe është i rëndësishëm në grup”, shtoi trajneri francez. duke u përpjekur të jetë sa më transparent.

Galtier shpjegon ‘sherrin’ me shiritin: "Mbappé,

“Ka një kriter për kapitenin dhe nuk është vetëm kriteri i vjetërsisë. Kur Marquinhos nuk është në skuadër për ndonjë arsye, do të ketë një tjetër kapiten. Në ndeshjen kundër Lens, Kimpembe dhe Verratti nuk ishin. Marquinhos ishte në pankinë dhe vendosa që Kylian të mbante shiritin sepse është një nga zv.kapitenët. Por nuk është kapiteni i dytë, u shpreha keq dhe ishte gabimi im”, sqaroi ai, duke dashur të heqi dyshimet në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll