Sport

“Montilivi” gdhihet... me barin e ngrirë!

Temperaturat e ftohta në Spanjë po ndikojnë në fushë e ndeshjes, pjesa më e madhe e saj e ngrirë

28 Janar 2023, 11:07 Nga DOSJA
“Montilivi” gdhihet... me barin e ngrirë!

SPANJE - Girona dhe Barcelona do të përballen pasditen e sotme në stadiumin “Montilivi” (16:15) me një handikap të papritur. Sipas disa fotografive nga DTT e Catalunya Ràdio, një pjesë e madhe e barit në fushë është e ngrirë.

Temperaturat e ulëta në Girona po prekin stadiumin e Gironës, e cila mëngjesin e sotëm ka arritur në -2 gradë. Përballë kësaj situate, pjesa e barit në hije është ngrirë.

Pritet që me kalimin e orëve dhe ngritjen e temperaturës (pritet maksimumi 11 gradë para fillimit të lojës), gjendja e barit të përmirësohet dhe gjithsesi ndeshja të luhet normalisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll