Sport

“Sa të jem unë nuk do të luajnë!” Drejtori Georgi Ivanov racist, i nuk do lojtarët me "ngjyrë tjetër" në kombëtaren e Bullgarisë...

Drejtori teknik i Federatës Bullgare, Georgi Ivanov, ka qenë nën kritika për deklaratat e tij me konotacione raciste dhe diskriminuese të bëra këtë javë. Ai nuk do që “lojtarët e vendeve të tjera të zëvendësojnë bullgarët”.

28 Janar 2023, 07:37 Nga DOSJA
“Sa të jem unë nuk do të luajnë!” Drejtori

BULLGARI - Ish-sulmuesi ndërkombëtar bullgar (34 ndeshje, 4 gola), i rikonvertuar tani në drejtor teknik i Federatës Bullgare, Georgi Ivanov (46) është në qendër të një polemike prej disa ditësh në vendin e tij.

“Një lojtar i huaj, me pasaportë të huaj, me ngjyrë tjetër lëkure, nuk do të luajë në kombëtare sa të jem unë,- ka deklaruar ai të martën në mikrofonin e një radioje kombëtare. - Nuk dua që lojtarët e vendeve të tjera të zëvendësojnë bullgarët. Disa vende e bëjnë këtë, por për mua është një praktikë e keqe”.

Dhe për të konfirmuar vërejtjet e tij raciste dhe diskriminuese, të nesërmen, me Balkan Insight, ai u shpreh: "Unë i mbaj fjalët e mia se dëshira ime është ta shoh Bullgarinë me lojtarë bullgarë". E gjithë kjo ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll