Sport

Rrokadë te pankina e Egnatias, shkarkohet Shpëtim Duro dhe rikthehet Edlir Tetova...

Pas 10 javës ndërrohen rolet, ikën Duro dhe vjen sërish Tetova.

27 Janar 2023, 23:00 Nga DOSJA

TIRANE - Eshtë një lajm i orës së vonë. Në mbrëmjen e së premtes, mësohet se trajneri kryeqytetas Shpëtim Duro është shkarkuar nga pankina e skuadrës së Egnatias. Gjithçka bëhet e ditur nga rrjetet sociale të klubit rrogozhinas. Edhe pse ende nuk ka shumë detaje, besohet se gjithçka lidhet rezultatet dhe humbjen 1-2 të ndeshjes së javës së 18-të në shtëpi ndaj Kukësit.

Drejtuesit e skuadrës rrogozhinase nuk kanë humbur kohë për të gjetur zëvendësin. Ata kanë emëruar përkohësisht Edlir Tetovën në krye të pankinës së Egnatias, i cili prej disa javësh kryente detyrën e drejtorit teknik në klubin rrogozhinas.

Me këtë lëvizje, në stolin e Egnatias kryhet një rrokadë e plotë. Pas javës së 8-të, drejtuesit e klubit rrogozhinas, pas humbjes ndaj Teutës 1-2 në shtëpi, shkarkuan nga detyra Edlir Tetovën nga detyra dhe në vend të tij emëruan trajnerin Shpëtim Duro. Pas 10 javës ndërrohen rolet, ikën Duro dhe vjen sërish Tetova.

Rrokadë te pankina e Egnatias, shkarkohet Shpëtim Duro dhe rikthehet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll