Bota

'Kam një problem'/ ZBARDHET audioja, si u përpoq Pelosi të kontaktonte policinë para se të sulmohej me çekiç

82- vjeçari u përpoq të telefononte 911-tën nën kërcënimin e DePape, i cili hyri në shtëpinë e tij në tetor.

27 Janar 2023, 20:47 Nga a.l
'Kam një problem'/ ZBARDHET audioja, si u përpoq Pelosi
Sulmi ndaj Paul Pelosi

SHBA- Zbardhet audioja e zyrtarit Paul Pelosi para se të sulmohej me çekiç nga agresori David Depape i cili hyri në banesën e tij pasi kërkonte gruan e tij Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy pelosin. 82- vjeçari u përpoq të telefononte 911-tën nën kërcënimin e DePape, i cili hyri në shtëpinë e tij në tetor. Në audio zyrtari dëgjohet duke i thënë me qetësi operatorit "Kam një problem. Këtu është një zotëri që pret që gruaja ime të kthehet". Ai u përpoq të shpjegonte situatën e frikshme ndërsa DePape, e paralajmëroi atë të mbyllte telefonin. 

Kur policia pyeti se kush është personi që i kishte hyrë në banesë, DePape ka marrë telefonin dhe ka thënë se ai është një mik i Pelosit.

Pjesë nga audioja: 

Agresori: Unë jam një mik.

Agresori: A është Policia e Kapitolit përreth? 

Pelosi: Zakonisht janë këtu në shtëpi për të mbrojtur gruan time.

Pelosi: Çfarë mendon?

Agresori: Mendoj se gjithçka është mirë. Ai mendon se gjithçka është mirë, unë kam një problem, por ai mendon se gjithçka është mirë.

Pelosi: Jo, ky zotëri sapo erdhi në shtëpinë time dhe ai dëshiron të presë që gruaja ime të kthehet në shtëpi. Nuk e di kush është. Ai po më thotë të mos bëj asgjë.

Si ndodhi sulmi? 

Prokurorët pretendojnë se Paul ishte duke fjetur në shtëpinë e tij në San Francisko pak para orës 2:00 të mëngjesit më 28 tetor, kur 42-vjeçari DePape hyri në kërkim të gruas së tij.  Pamjet tronditëse të kamerës së trupit të publikuara së bashku me thirrjen rrëqethëse 911 zbuluan momentin kur Pelosi u sulmua dhunshëm nga DePape pasi policia mbërriti në shtëpinë e tij.  Videoja tregon dy oficerë policie që mbërrijnë në shtëpinë e Pelosit, duke trokitur në derë dhe duke pritur rreth 20 sekonda para se të përgjigjet. Paul, me një bluzë pizhame dhe pantallona të shkurtra boksiere, i përgjigjet derës ndërsa ai dhe DePape luftojnë të dy për të hequr nga dora çekiçin. Ky i fundit e godet atë në kokë. 

paul pelosi

Sondazh

Poll