Bota

Lufta/ Kim Jong Un hesht, por motra e tij jo: Rusët 'do bëjnë shkrumb e hi' tanket e Perëndimit të dërguara në Kiev

Kim Jo Jong shprehu sigurinë se rusët "do të bënin hi” çfarëdo armësh që Uashingtoni dhe vendet perëndimore dërgonin në Kiev.

27 Janar 2023, 19:13 Nga k.m.
Lufta/ Kim Jong Un hesht, por motra e tij jo: Rusët 'do
Kim Jo Jong

PYONGYANG- Motra e Kim Jong Un, Kim Jo Jong, bëri një deklaratë agresive kundër SHBA-së me rastin e dërgesës së tankeve dhe armëve në Ukrainë. Ajo shprehu sigurinë se rusët "do të bënin hi” çfarëdo armësh që Uashingtoni dhe vendet perëndimore dërgonin në Kiev.

"SHBA, të cilat kanë ekspozuar të gjithë kontinentin evropian ndaj rrezikut të rëndë të luftës dhe kanë shkaktuar shqetësim të madh, tani po e kalojnë vijën e kuqe edhe më tej. Unë shpreh shqetësim serioz në lidhje me përshkallëzimin e situatës së luftës nga SHBA duke i ofruar Ukrainës pajisje ushtarake. Nuk kam asnjë dyshim se çdo pajisje ushtarake me të cilën krenohen Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi do të digjet deri në tokë përballë shpirtit të pamposhtur luftarak dhe forcës së ushtrisë dhe popullit heroik rus,"- tha Jo Yong, e cili mban rolin e zëvendësdrejtoreshës së Komitetit Qendror të Punëtorëve.

Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë premtuan dërgimin e tankeve luftarake Abrams, Leopard dhe Challenger në Ukrainë, për të ndihmuar përpjekjet e Kievit në luftë kundër Moskës. Më i lakmuari ishte tanku Leopard. Ky tank ka shumicën e veçorive të tankut amerikan, si topi prej 120 milimetrash dhe mitralozët e lehtë. Tanket gjermane dhe ato amerikane janë krijuar për të mbrojtur më mirë ekuipazhet e tyre prej katër personash, ndryshe nga tanket e prodhimit sovjetik, që përdoren tani nga Ukraina dhe Rusia.

kim jo jong

Sondazh

Poll