Bota

Sulm terrorist në një sinagogë në Jeruzalem, vriten të paktën 8 persona, 10 të tjerë plagosen, autori ekzekutohet nga policia

Terroristi, i cili hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma, u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

27 Janar 2023, 20:22 Nga F.M
Sulm terrorist në një sinagogë në Jeruzalem, vriten të
Jeruzalem

JERUZALEM- Të paktën tetë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në një sinagogë në lagjen Neve Yaakov të Jerusalemit të premten në mbrëmje.

Terroristi, i cili hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma, u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u raportua se po merrte përditësime nga vendi i ngjarjes dhe do të zhvillojë një vlerësim të situatës më vonë këtë mbrëmje. Komisioneri i policisë Kobi Shabtai mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas të shtënave.

sulm terrorist ne jeruzalem jeruzalem benjamin netanyahu

Sondazh

Poll