Bota

Tragjedi në Itali! Po ktheheshin nga festa, aksidentohen për vdekje 5 të rinj 17 deri në 21 vjeç, shkak 'aventurat' e shpejtësisë

Nga profilet sociale të djemve që humbën jetën në aksidentin dramatik, del një miqësi që i ka lidhur prej vitesh që kur ishin adoleshentë. 

27 Janar 2023, 19:21 Nga a.l
Tragjedi në Itali! Po ktheheshin nga festa, aksidentohen për vdekje 5
aksident në Itali

ITALI- Një aksident tragjik ka tronditur Romën mbrëmjen e djeshme. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 5 të rinj të cilët ishin duke udhëtuar me një makinë tip 'Fiat 500' e cila është përmbysur duke lënë të vdekur në vend adoleshentët. Viktimat janë tre djem, të gjithë 22 vjeç dhe dy vajza, 17 dhe 18 vjeç. Emrat e tyre janë Paolo Valerio, Alessio Guerrieri, Simone Ramazzotti, Flavia Troisi dhe Giulia Sclavo. 

Prokuroria e Tivolit ka nisur një dosje hetimore, aktualisht ndaj personave të panjohur, në lidhje me aksidentin. Hetimet i janë besuar karabinierëve të cilët do të duhet të konstatojnë arsyet e përmbysjes së Fiat 500, pasi është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Katër persona vdiqën menjëherë, i pesti vdiq pasi u transportua në spital. 

Në trupat e pesë djemve do të bëhet autopsi. Për momentin trupat ndodhen në morgun e mjekësisë ligjore të Sapienzës. Prokuroria e Tivolit heton për vrasje në rrugë ndaj personave të panjohur. I plagosuri Leonardo Chiapparelli, banues në Guidonia Montecelio, aktualisht ndodhet në spital me një prognozë të rezervuar.  Ndër hipotezat që shkaktuan aksidentin e tmerrshëm, sipas asaj që del nga hetimet e para, drejtuesi i mjetit ka kaluar rrugën me shpejtësi të madhe para se të humbiste kontrollin e makinës. 

Nga profilet sociale të djemve që humbën jetën në aksidentin dramatik, del një miqësi që i ka lidhur prej vitesh që kur ishin adoleshentë. Sipas asaj që mësohet, grupi po kthehej nga një mbrëmje e kaluar së bashku për të festuar ditëlindjen e 17-të të Flavia Troisi, një prej dy vajzave që humbën jetën në aksident./ Dosja.al 

aksident ne itali

Sondazh

Poll