Bota

Belgjika ndjek shembullin e aleatëve të NATO-s, furnizon me raketa, municione dhe armë Ukrainën

Paketa e re do të jetë me vlerë 93.8 milionë euro (100 milionë dollarë), duke e çuar kontributin e përgjithshëm ushtarak të Belgjikës në përpjekjet e mbështetjes aleate në 228 milionë euro gjatë viti.

27 Janar 2023, 19:41 Nga a.l
Belgjika ndjek shembullin e aleatëve të NATO-s, furnizon me raketa,
Lufta në Ukrainë

BELGJIKË- Belgjika ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, duke premtuar para, raketa, mitralozë dhe automjete të blinduara për të ndihmuar në luftimin e sulmit rus. Por ministrja e Mbrojtjes, Ludivine Dedonder pranoi se Belgjika nuk ka tanke kryesore luftarake që të përputhen me ofertat e fundit nga aleatët e NATO-s si Britania, Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Dërgesa belge, tha ajo, do të përfshijë veçanërisht raketa kundërajrore, raketa antitank, mitralozë, granata dhe pajisje të tjera ushtarake. Paketa e re do të jetë me vlerë 93.8 milionë euro (100 milionë dollarë), duke e çuar kontributin e përgjithshëm ushtarak të Belgjikës në përpjekjet e mbështetjes aleate në 228 milionë euro gjatë vitit, shkruajnë mediat e huaja. 

Belgjika shiti tanket e saj më shumë se një dekadë më parë. Luftimet rifilluan më 24 shkurt të vitit të kaluar, kur Rusia, e cila tashmë kishte pushtuar territorin ukrainas në Krime dhe rajonin e Donbasit, filloi një pushtim të plotë. Kryeministri Alexander De Croo njoftoi një shtesë prej 86 milion euro në ndihmë humanitare dhe civile, së bashku me 38,000 ton karburant dizel./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll