Bota

Rrëfimi që nuk dinim nga Papa Benedikti XVI: Arsyeja kryesore e dorëheqjes sime? Pagjumësia

Papa i dërgoi një letër më 28 tetor, disa javë para vdekjes së tij, biografit të tij, gjermanit Peter Seewald, ku i dorëzoi edhe dokumentin e mjekut.

27 Janar 2023, 19:18 Nga k.m.
Rrëfimi që nuk dinim nga Papa Benedikti XVI: Arsyeja kryesore e
Papa Benedikti XVI

VATIKAN- Pagjumësia ishte arsyeja se përse Papa Benedikti XVI dha dorëheqjen nga posti në 2013. Këtë detaj e zbuloi ai vetë në një letër dërguar biografit të tij disa javë para vdekjes së tij, e cila u publikua sot nga një e përjavshme gjermane. Sipas Ansa, Papa i dërgoi një letër më 28 tetor, disa javë para vdekjes së tij, biografit të tij, gjermanit Peter Seewald, ku i dorëzoi edhe dokumentin e mjekut.

Në këtë dokument, të zbuluar nga e përjavshmja Focus, Joseph Ratzinger, i cili ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare më 31 dhjetor, shpjegon se "arsyeja qendrore" e dorëheqjes së tij në shkurt 2013 ishte "pagjumësia që nga Ditët Botërore të Rinisë në Këln". 

Mjeku i tij personal më pas përshkroi "mjekime të fuqishme", por këto pilula gjumi do të kishin arritur “efektshmërinë” e tyre me kalimin e kohës.

Papa Benedikti u varros në një kriptë nën Bazilikën e Shën Pjetrit që mban varret e më shumë se nëntëdhjetë paraardhësve të tij. Ai vdiq në moshën 95-vjeçare pas shumë vitesh sëmundje. Joseph Ratzinger, 96 vjeç, nga Gjermania, dha dorëheqjen në shkurt 2013, duke u bërë i pari në 600 vjet dhe që atëherë kishte jetuar në manastirin Mater Ecclesiae brenda qytetit të Vatikanit. Paraqitja e fundit zyrtare e Benediktit XVI ishte 27 gushti i kaluar, kur Papa shkoi në rezidencën e tij për ta njohur me kardinalët e rinj. Hapi i doreheqjes që Ratzigner bëri në vitin 2013 ishte një ngjarje historike në Kishë për të cilën nuk kishte asnjë protokoll apo ligj për ta rregulluar atë. Por, bashkëjetesa mes dy papëve, që nga largimi, ishte shumë e mirë.

papa benedikti xvi

Sondazh

Poll