Bota

ME VIDEO- Të tjera PAMJE nga shtëpia e Messina Denaros me sallon, palestër dhe poster. Përdorte shprehje motivuese: Bëhu i mrekullueshëm

Në dhomën e ndenjes kishte një televizor, libra të vendosur në një raft, piktura në mure dhe fotot e protagonistëve të filmit Kumbari dhe Xhoker. Por kishte edhe thënie motivuese me fotot e Jezu Krishtit, që mesa duket i përdorte për inspirim.

27 Janar 2023, 19:02 Nga k.m.
ME VIDEO- Të tjera PAMJE nga shtëpia e Messina Denaros me sallon,
Pamje nga banesa e Matteo Messina Denaros

ITALI- Një shtëpi e rregullt, piktura në mur, dy arusha pelushi, një divan ngjyrë kafe, një dhomë e përdorur si palestër: apartamenti ku shefi i Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro kaloi muajt e fundit në arrati mund të jetë shtëpia e çdo njeriu.

Në dhomën e ndenjes kishte një televizor, libra të vendosur në një raft, piktura në mure dhe fotot e protagonistëve të filmit Kumbari dhe Xhoker. Por kishte edhe thënie motivuese me fotot e Jezu Krishtit, që mesa duket i përdorte për inspirim.


"Bëhu i fortë, kur je i dobët; ji i guximshëm kur ke frikë; ji i përulur kur je fitimtar; bëhu i mrekullueshëm çdo ditë,"-shkruhet në tabelën e varur mbi mur. Videoja me imazhet e strehës është xhiruar nga Carabinieri del Ros, të cilët më 16 janar arrestuan bosin e mafias Trapani dhe u kthyen në strehën e tij në Campobello di Mazara.

Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.

Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro itali

Sondazh

Poll